Politika

Rama komenton lirimin e Haradinajt: Respekt për drejtësinë franceze

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Francës për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Në një mesazh postuar në profilin e tij në Facebook, Rama e quan mbyllje të një episodi absurd, por shkruan se beteja për fshirjen e urdhër-arresteve të vjetra vazhdon.

Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon.

Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare.

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button