Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Urbanizim i plotë për Spitallën dhe Porto Romanon

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e lagjes së Spitallës dhe Porto Romanos, të cilët i siguroi për vullnetin e saj për mirëmbajtjen dhe urbanizimin e këtyre zonave.

Banorët u shprehën se janë jashtë vëmëndjes së bashkisë teksa ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimeve, ndotjes e përmbytjeve të shpeshta.

“Kjo lagje këtu sipër nuk konsiderohet si shqiptare. Kam 17 vjet që jetoj këtu dhe kam 17 vjet në baltë”, tha një prej banorëve.

“Ajo që u siguroj unë sot është që minimalisht ato gjëra që duhet të bëhen menjëherë, të bëhen. Pra plehrat të bëhen menjëherë, heqja e plehrave në zonat e banuara të bëhet menjëherë, pastrimi i kanaleve duhet të bëhet menjëherë. Këto nuk kërkojnë buxhete të papara. Kërkojnë vullnet për mirëmbajtjen. Problemet në çdo zonë të Durrësit janë me dhjetra dhe listën mund ta çojmë me qindra”, tha Duma.

Kandidatja për kryebashkiake u njoh edhe me problemet sociale dhe ekonomike të kësaj zone. Ajo tha se punësimi do të jetë kolona kryesore për qytetin.

“Ka me dhjetra dyqane ushqimore që japin falas bukë. Japin falas ushqime. Nuk ankohen më ai që e merr borxhin por ankohen këta të shkretët që u ka ngelur borxhi la u larë. Mund të mbyllin dyqanet se borxhet e tyre janë pafund. Programi i punësimit do të jetë kollona më kryesore e rivitalizimit të qytetit”, u shpreh Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button