Politika

Mitingu përmbyllës i PD, Basha: Ndryshimi fillon nga Dibra

Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Dibër, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha deklaroi se fitorja në Dibër do t’i paraprijë fitores së madhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Le të fillojmë nga Dibra ndryshonin që do ta çojmë në gjithë Shqipërinë. Së bashku do të fitojmë zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe do të kthejmë pushtetin në duart e qytetarëve”, u shpreh kreu i PD-së.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë liri krimit të bëjë çdo gjë në Shqipëri, ndërsa kujtoi thirrjen e ambasadorit amerikan për të larguar të dyshuarit për keqpërdorime nga Parlamenti.
“Dje ambasadori i SHBA-ve bëri thirrje që të largojmë vrasësit e trafikantët nga Parlamenti. Rama ia ka dhënë liri krimit të bëjë çdo gjë, kriminelët e kanë kapur shtetin”, tha Basha, duke shtuar se dibranët duhet të zgjedhin Sherefedin Shehun për kryetar të bashkisë.
“Shehu nuk do jetë peng i grupeve kriminale dhe biznesmenëve të pangopur dhe Dibra nuk do të jetë kurrë plaçkë e Edi Ramës”, vijoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button