Balton: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, SHBA s’do të përfshihet
Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është shprehur për korrigjim të kufijve me Serbinë, në mënyrë që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës. Por, këto ide nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kryesorë të Kosovës.
Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë me kancelaren gjermane, Angela Merkel që e ka përsëritur më shumë se një herë se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan.
Teza e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përkrahur as nga politika kosovare ndërsa idetë e Vuçiç, konsiderohen të parealizueshme, pavarësisht se ky i fundit ka thënë se do të prezantojë një plan të ri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në fillim të shtatorit.
Debatet janë ndezur në prag të finalizimit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi evropian, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.