Politika

Rama: S’kam asgjë personale me Kurtin, nuk pajtohem me politikën e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar në Prishtinë se nuk ka asgjë personale me kryeministrin Albin Kurti, por ka thënë se nuk pajtohet me politikën e tij, pasi e ka bërë që Serbia të duket si viktimë para bashkësisë ndërkombëtare. “Tragjike, Serbia duket sikur është viktimë”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë po qëndron në Prishtinë në një turne Ballkanik. Ai u takua me presidenten  Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Kryeministri Kurti nuk e takoi atë, pasi ishte vetë Rama që kishte refuzuar dy javë më parë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, si shenjë pakënaqësie me masat që BE i kishte vendosur Kosovës.

Rama në Klan Kosova tha se nuk ka asgjë personale me kryeministrin Kurti, por nuk pajtohet me politikën e tij.

“Kjo politikë është bërë pengesë, politika e gabuar, nuk e kam fare me personin. Nuk e godas kryeministrin Kurti. Unë mbaj qëndrim ndaj politikës së caktuar. Nuk kam asgjë personale. E kam mik dhe është njeri me të cilin debatoj me kënaqësi”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, anulimin i mbledhjes së dy qeverive ka ardhur, pasi kishte kërkuar që të takohej me kryeministrin Kurti, por që nuk kishte ardhur deri te ky takim, pasi kryeministri i Kosovës, sipas tij, nuk kishte gjetur kohë të takohej.

“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakorduara të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi”, tha Rama duk e kundërshtuar deklarimet se Shqipëria i ka vënë thikë pas shpinë Kosovës, kur e ka refuzuar mbledhjen e dy qeverive.

“Ideja që anulimi i mbledhjes është se thikë pas shpine, vjen si rezultat i idesë se qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe e gjithë bota e ka gabim. Dhe Shqipëria e ka gabim dhe i është bashkuar gjithë botës që ka gabim”, tha Rama, i cili tha se me kryeministrin Kurti ka një divergjencë të madhe, për arsye të “vetizolimit” .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button