Kosova

Haradinaj: Gjithçka gati, detajet nesër!

haradinaj-gjith-ccedil-ka-gati-detajet-nes-euml-r_hdNjë ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, liderët e partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, duke përjashtuar Fatmir Limajn, kanë mbajtur takimin e fundit, në drejtim të përgatitjeve rreth seancës së të enjtes.

Pas takimit, ata nuk kanë dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të veprojë koalicioni VLAN në seancën e nesërme dhe a parashohin ndonjë skenar të mundshëm.

Lideri i AAK-së, njëherit i nominuar edhe për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vetëm se ky ishte takimi i radhës para seancës konstituive.

“Bashkë me liderët e partive, përjashtuar Fatmir Limajn i cili sot ka angazhime tjera, kemi pasur takimin e fundit para seancës. Sa i përket neve, gjithçka është gati për seancë. Kuptohet, pjesa e parë e seancës ka të bëjë me kandidaturën për kryetar të Kuvendit. Si do të veprojmë, do të shihni nesër”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket përfshirjes së Lista Srpska, Haradinaj ka thënë se komunitetet e edhe Lista Srpska kanë pozicionin e vete kushtetues në qeverisje.

“Lista Srpska është e mirëpritur në çdo situatë, për arsye se një gjë të tillë e parasheh Kushtetuta dhe se gjithashtu është në të mirën e Kosovës”, ka shtuar lideri i AAK-së.

“Sa i përket Qeverisë, kuptohet se ata nuk kanë shumë zgjidhje – e vetmja zgjidhje është ajo me koaliconin LAN”, ka përfunduar Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button