Kosova

Mustafa: Trepça nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë theksoi se sulmi i opozitës ndaj policisë është sulm ndaj shtetit dhe institucioneve. Ai tha se Trepça nuk mund të mbështetet me dhunë dhe nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën e që e kanë marrë besimin për ta ndërtuar.

mustafa-trep-ccedil-a-nuk-mund-t-euml-mbrohet-nga-ata-q-euml-e-shkat-euml-rrojn-euml-prishtin-euml-n_hdAi shprehu keqardhje për të lënduarit, ndërsa tha se e përkrahë Policinë në ruajtjen e pronës publike.

“Protesta kryekëput ka qenë për qëllime politike”, tha Mustafa, duke shtuar se partitë politike të dala në protestë po tentojnë dhunshëm të vijnë në pushtet, raporton Telegrafi.

“Sulmi i opozitës ndaj policisë është sulm ndaj shtetit dhe institucioneve. Trepça nuk mbështet me dhunë. Trepça është e mbrojtur me ligj nga Kuvendi dhe minatorët. Trepça nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën e që e kanë marrë besimin për ta ndërtuar”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se shkelja e parë ligjore është mos paralajmërimi i protestës nga organizatorët.

Ai tha se Policia ka dëshmuar profesionalizëm në përballjen me protestuesit.

Sipas tij, protestuesit kanë filluar të përdorin mjete të forta, të cilat kanë mundur të jenë vdekjeprurëse.

Hyseni njoftoi për 92 policë të lënduar, ndërsa në mesin e tyre dy janë të lënduar rëndë.

“Policia e ka parë të papranueshëm ultimatumin e vënë nga protestuesit për perimetrin e sigurimit në protestë”, tha ai, duke MPB e njeh protestën vetëm duke siguruar ligjet në fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button