Kosova

Mustafa: Gjykatat në Serbi nuk kanë të drejtë të gjykojnë pjesëtarët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, reagoi sot ndaj dënimit të 8 pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata e lartë në Serbi, duke theksuar se “asnjë gjykatë në Serbi nuk ka kompetencë të gjykojë qyetetarët e Kosovës”.

“Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës reagojmë ndaj një procesi farsë gjyqësorë në Serbi që ditën e djeshme dënoi 8 pjesëtarë të Brigadës 138 të UÇK-së. Ish eprorë të kësaj brigade tashmë deputetë të Kuvendit të Kosovës, Anton Quni e Rrustem Berisha, e të tjerë janë dënuar dje në mungesë nga një gjykatë në Nish të Serbisë. Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykojë qytetarët e Republikës së Kosovës. Aq më pak të zhvillojë procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, theksoi sot kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri Mustafa tha se qeveria e Kosovës do t’i njoftojë partnerët ndërkombëtarë për këtë ngjarje dhe do të kërkoj prej tyre të ushtrojë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsa të tilla gjyqësore dhe ndjekjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës me akuza të pabaza dhe jashtë standardeve juridike ndërkombëtare.

Mustafa po ashtu foli dhe për rezultatet e arritura të qeverisë në tetë vjetorin e pavarësisë, duke pohuar se është bërë punë e madhe.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje gjithashtu opozitës që të kthehet në Kuvend për t’i diskutuar të gjitha çështjet.
“Kërkoj nga krerët e opozitës që mos të veprojnë edhe më tutje në këtë formë, por të kthehen në Kuvend”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button