Politika

LSI mbështet takimin Rama-Basha

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në daljen për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha të tilla takime janë të mirëpritura për reformën në drejtësi.

“Takime të tilla që ecin në këtë frymë janë të mirëpritura dhe ky është mendimi ynë për këtë çështje”, tha ai.

Reforma, tha Vasili, duhet të miratohet sa më parë pa cënuar në asnjë rast frymën e Venecias dhe reflektimet e ekspertëve të OPDAT dhe Euralius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button