Kosova

Reuters: Krijimi i Qeverisë mund të marrë shumë kohë

Bisedimet e gjata për arritjen e marrëveshjeve për koalicion mund të marrin shumë kohë për formimin e qeverisë së re, duke i shtyrë kështu reformat ekonomike, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve me bazë në Londër, Reuters.

“Qeveria e re do të duhet ta luftojë papunësinë që është në një nivel prej 30% dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, veçanërisht me Serbinë, që është një parakusht për të dy vendet që të ecin përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian,” shkruan Reuters, përcjell Express.

Kjo agjenci shkruan më tej: “Qeveria e re duhet po ashtu ta reformojë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe sistemin e administratës tatimore.”

Cilado qeveri duhet t’i përfshijë përfaqësuesit e rreth 120.000 serbëve të Kosovës të cilët s’e njohin pavarësinë, shkruan në fund agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button