Bota

Kriza në Brazil, Rousseff rrit “dozën e kërcënimeve”

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff ka deklaruar se mund t’i kërkojë bllogut amerikano-jugor të tregtisë të pezullojë vendin e saj nëse ajo hiqet nga posti.

Zonja Rousseff vazhdimisht e ka cilësuar ngritjen e akuzave të saj për korrupsion si një grusht politik të rivalëve të saj për t’i marrë postin.

Ajo akuzohet se ka manipuluar shifrat e buxhetit në prag të rizgjedhjes së saj në vitin 2014, por ajo i mohon këto akuza.

Blloku amerikano-jugor i tregtisë, i njohur si Mercosur, ka një masë e cila mund të aplikohet nëse qeveria e zgjedhur ose një shtet anëtar rrëzohet nga pushteti.

Kjo mund të çojë edhe në një seri sanksionesh nga blloku kundër vendit, përfshirë heqjen e përfitimeve tregtare. Vëzhguesit deklarojnë se deklarata e presidentes është një tjetër tregues se ajo do të luftojë kundër procesit hetimor ndaj saj me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Zonja Roussef përsëriti se nuk përballet me akuza për korrupsion dhe tha se, liderët e huaj i kishin shprehur asaj solidaritet. Më herët gjatë javës, dhoma e ulët e Kongresit të Brazilit miratoi nisjen e procedurave hetimore kundër kryetares së shtetit.

Mocioni do të kalojë tani në dhomën e lartë, Senati, i cili pritet të pezullojë zonjën Rousseff muajin e ardhshëm teksa do të mbahet një gjyq formal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button