Kosova

Hamiti, për debatin e ultë rreth opinionit të Krajës: Vetëm kritika dhe debati i sinqertë e filtron dhe e nxjerr në pah të mirën

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar për debatin e egër që po bëhet pas publikimit të opinionit të akademikut Mehmet Kraja.

Hamiti thotë se “ne mund të ecim përpara si shoqëri dhe si vend vetëm duke e pranuar realitetin dhe duke e mohuar të pavërtetën në mënyrë civile dhe argumentuese”.

Reagimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Dy fjale për opinionin e Krajës!

Akademiku Mehmet Kraja ditë më parë nxori në publik një opinion të tij të titulluar ‘Myslimanët e Facebook-ut’, përmes së cilit ai shpalosi mendimin e tij kritik mbi zhvillimin e diskursi fetar islam në vendin tonë, në veçanti atë të kohës së pasluftës në Kosovë.

Mendimi i kujtdoqoftë nuk nënkupton të vërtetën e padiskutueshme dhe absolute për të cilën opinionisti mund të pretendojë se e ka thënë dhe nxjerr në publik. Nën këtë prizëm, duhet shikohet edhe opinioni i z. Krajës. Ndërsa, reagimet të cilat pasuan përmes fyerjeve dhe fjalorit të egër, janë të nivelit të ulët dhe të papranueshme – si në kodin moral e ashtu edhe në atë fetar.

Një kujdes i duhur në këtë drejtim vlen sidomos për neve që thirremi në shembullin e të dërguarit Muhammed (Z.m), i cili edhe atëherë kur është sulmuar e përgjakur fizikisht nga kundërshtarët e tij përmes goditjeve me gurë, nuk kishte ngritur mallkim mbi ta, por ishte lutur që Zoti t`i drejtojë dhe t`i udhëzojë me mëshirën e Tij !.

Ne mund të ecim përpara si shoqëri dhe si vend vetëm duke e pranuar realitetin dhe duke e mohuar të pavërtetën në mënyrë civile dhe argumentuese.

Ndryshe, pozicionimi dhe barrikadimi ynë si shpëtimtarë të vetëm të kombit apo fesë, duke i shpallur gjithë të tjerët të cilët nuk pajtohen me ne si armiq dhe kundërshtar, vetëm sa do të thellojë ndasinë tonë e cila askujt nuk do t`i bënë nder !.

Kritika dhe debati i sinqertë filtron dhe nxjerr në pah të mirën, largon të keqën si dhe përmirëson gabimet tona”, ka thënë Hamiti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button