Politika

Nisma Doda-Idrizi për medaljet, pasdite mblidhet Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve mblidhet të mërkurën pasdite për të diskutuar rreth nismës ligjore të propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për një shtesë në ligjin “Për dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë”.

Nisma, e shqyrtuar më herët nga komisioni i Sigurisë Kombëtare, iu përcoll për marrje mendimi ketij Këshilli, pasi kërkohet qartësimi i disa çështjeve kushtetuese dhe ligjore, të parashikuara në të.
Amendimet në ligjin bazë të propozuara nga deputetët Doda-Idrizi mes të tjerash përcaktojnë heqjen e dekoratave apo medaljeve personave që kanë qenë pjesë ose kanë punuar në institucione, si ish-Sigurimi i Shtetit; bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit; ne strukturat Drejtuese të Partisë Punës së Shqipërise, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button