Politika

Maqo Lakrori: Kemi ardhur në modelin ‘Partia jam unë’

Një nga figurat e Partisë Socialiste, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj Ramës, ka mbajtur sot fjalën në konres. Maqo Lakroi, i cili ka shpalosur dhe një platformë për demokratizimin e PS, tha se sot ka më shumë politikanë sesa individë kriminelë. Ai u ndal në situatën brenda jetës në parti ku kritikoi modelin ‘Rama’.

“Në thelb, edhe sot e kësaj dite në PS janë dy modele. Njëri model është kur vendimet merren sëbashku dhe kryetari është përfaqësues. Ose modeli ku kryetari i merr vetë vendimet. Kemi ardhur në modelin e llojit ‘Partia jam unë’ dhe shumë shpejt do të përfundojmë në modelin ‘Shteti jam unë’ – tha ai.

Sipas Lakrorit, këto nuk kanë asnjë lidhje me profilin e socialistëve të drejtë. Ai shprehu bindjen se janë njerëzit që e bëjnë socialiste një parti dhe jo anasjelltas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button