Kosova

Serbia paralajmëron intensifikim kontaktesh me vendet që s’e kanë njohur Kosovën

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se Serbia do të intensifikojë kontakte bilaterale me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Prania jonë në këto vende në nivele të ndryshme, përkatësisht realizimi i kontakteve bilaterale, do të jetë i domosdoshëm. Njëri nga shembujt është Bangladeshi, i cili ka banorë më shumë se Rusia dhe i cili s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës ndërsa kontakt me të nuk kemi pasur qe më shumë se 20 vjet”, ka thënë Daçiq.
Për Kosovën, ka thënë ai, transmeton Koha.net shkrimin e B92, më së shumti dinë evropianët, ndërsa vendet tjera nuk hynë thellësi të problemit dhe nuk e kuptojnë se bëhet fjalë, sipas tij, për shkelje të parimeve të të drejtës ndërkombëtare dhe se kjo gjë mund t’iu ndodhë edhe atyre nesër.
Daçiq ka përkujtuar se dialogu me Prishtinën në Bruksel do të vazhdojë më 23 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button