Politika

Tërbohen mediat greke: Rama, kukulla politike e Erdoganit në Ballkan

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për Akropolin ka trazuar keq mediat greke, që vijojnë reagimet akuzuese ndaj kryeministrit shqiptar.

Pasi e etiketuan qesharake dhe tregues injorance atë që Rama tha për shpëtimin e Akropolit falë guximit të një shqiptari, një tjetër media greke ka guxuar edhe më shumë.

thepressroom.gr shkruan sot se Rama është kukulla politike e presidentit të Turqisë, Erdogan në Ballkan.

Sipas gazetës, “autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë ka provokuar me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke. Një sfidë e shkallëzuar nga Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Taip Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, i cili pohon se “Himara është shqiptare” dhe se “Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve!”- shkruan gazeta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button