Kosova

​Jahjaga rrëfehet tek zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, i ka folur dhe e ka lajmëruar zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-së, Hoyt Yee, rreth të gjitha zhvillimeve që janë duke ndodhur dhe kanë ndodhur në Kosovë.

jahjga-me-hott-yet-2Jahjaga, bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe përmbushjen e obligimeve të Kosovës karshi bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo, siq edhe thuhet në një njoftim për media të presidencës, ka theksuar se marrëveshja e arritur në Bruksel për çështjen e drejtësisë është parë si pozitive dhe si një hap drejt vendosjes së ligjit e rendit në pjesën veriore të Kosovës, përmes një sistemi unik të drejtësisë për gjithë vendin, dhe në respektim të ligjeve të Kosovës, por tha se procesi i dialogut duhet të jetë plotësisht i hapur dhe transparent për qytetarët.

Ndërsa, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, presidentja citohet të ketë thënë se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, sepse kjo do të hap rrugën evropiane për të dyja shtetet dhe do të përshpejtojë proceset integruese.

Presidentja Jahjaga nuk e ka lënë pa e përmendur edhe procesin e Liberalizimit të Vizave, me ç’rast ka thënë se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave dhe të përmbyllë MSA-në me BE-në, si një hap i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe perspektivën e të ardhmen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button