Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj prezanton programin për transportin publik: Në 4 vitet e fundit, degradim

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka prezantuar paraditen e së martës programin e tij për transportin publik.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veliaj ka deklaruar se në 4 vitet e fundit transporti publik në kryeqytet ka pësuar një degradim që e ka futur qytetin në kaos.

“Në 4 vitet e fundit trafiku ka pasur një degradim total. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë përmirësim, qoftë edhe minimal, të transportit publik. Gjithashtu, në 4 vitet e fundit nuk është hapur një parkim i ri në kryeqytet. Shumica e incidenteve janë të lidhura me parkimin. Çfarë qyteti është ky, ku secili markon territorin e vet? Të gjithë duhet të kenë parkimin e tyre, për të shkuar në punë apo shkollë”, ka thënë Veliaj.

Një tjetër problem i konstatuar nga Veliaj është edhe ai i mungesës së ndriçimit në 300 rrugë të Tiranës, ku sipas tij, nuk punojnë as semaforët. Ndërkohë, kritika Veliaj i ka rezervuar edhe Policisë Bashkiake.

“Kemi një Polici Bashkiake që ka braktisur detyrën dhe që i bën karshillëk Policisë së Shtetit. Më 21 Qershor do të sjellim një Polici Bashkiake që ta shohë Policinë e Shtetit si partner dhe jo t’i bëjë karshillëk”, ka thënë Veliaj.

Më tej, ai ka akuzuar opozitën dhe kandidatin e saj se, po riciklon premtimet e pambajtura të bëra 4 vjet më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button