Kosova

“Pushteti po e ndal rrymën që qytetarët të mos i shohin faktet për demarkacionin”

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, përmes një statusi në Facebook ka thënë se pushteti po e ndal rrymën në disa vende të Kosovës në mënyrë që të mos i dëgjojnë argumentet që tregojnë se Komisioni për Demarkacion nuk ka të drejtë.

“Definitivisht pse arrin deri në këtë pikë ky pushtet jolegjitim sa të ndalin rrymën në shumë vende të Kosovës vetëm mos me ndëgju qytetarët debatin e ekspertëve ku janë duke i ofruar të gjitha faktet, hartat që po e dëshmojnë se përfundimisht ky komision e ka bërë punën keq.

Por është e kot sepse kjo marrëveshje nuk do të kalon me pallavrat e Murat Mehës, Isa Mustafes e Hashim Thaçit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button