Kosova

VV: Të dhënat e përgjimeve të shkatërrohen më herët

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka deklaruar se projektligji për përgjimet e telekomunikimeve merr parasysh standardet më të larta evropiane sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të dhënave qytetarëve dhe gazetarëve, por gjithashtu është caktuar personi zyrtar që jep leje për përgjime që është prokurori.

Ai tha se vërejtja e Vetëvendosjes është sa i përket ruajtjes së të dhënave pas procedurave, që është paraparë 12 muaj, të shkatërrohen më herët. Deda tha se Vetëvendosje do ta votojë këtë projektligj.

Po ashtu, ky projektligj është përkrahur edhe nga PDK, LDK, AAK, Nisma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button