Politika

Gjosha në Bruksel: “Drejtësia”, kyçe për avancimin e integrimit

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me komisionerin për Zgjerimin, Hahn.

Ministrja Gjosha ka ritheksuar se reforma në drejtësi mbetet e domosdoshme për qytetarët shqiptarë. “Miratimi i shpejtë i reformës nxit avancimin e procesit të integrimit”, ka thënë Gjosha.

Në të njëjtat linja është shprehur edhe komisioneri Hahn, i cili ka theksuar se, reforma në drejtësi është thelbësore.

I pranishëm në takimin Gjosha-Hahn ka qenë edhe drejtori për Zgjerimin, Danielsson, i cili ka bërë të njëjtat vlerësime se i takon reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Bashkëpunimi mes palëve politike është shumë i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Danielsson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button