Zgjedhjet lokale 2015

PD- Frrokaj: Lezhjanëve do t’u kthejmë hapësirat e duhura për ta

Kandidati demokrat për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj, është ndalur në bashkëbisedimet e tij me çdo banor në lagjet Besëlidhja dhe Gurra. Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të lagjes Besëlidhja, Frrokaj ka deklaruar se do t’i japë fund bunkerizimit me ndërtime pa kriter duke rikthyer sërish hapësirat që u takojnë qytetarëve.

Me banorët e lagjes Gurra, Frrokaj ka deklaruar se kryetari i bashkisë duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve që sipas tij në këtë lagje janë më të shumta se kudo.

Infrastruktura rrugore, hapësirat e gjelbërta, ambientet për fëmijët dhe të moshuarit janë disa prej mangësive që kanë prezantuar banorët e lagjes Gurra dhe Besëlidhja, duke kërkuar zgjidhjen e tyre nga kandidati Fran Frrokaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button