Kosova

Veliaj merr çmimin për Demokracinë Lokale: Ndihem i përulur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë vizitës së tij në Kosovë është nderuar me çmimin vjetor për Demokracinë Lokale. Çmimi i është akorduar nga Instituti KLGI dhe i është dorëzuar atij nga drejtuesi i këtij instituti, Besnik Tahiri gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Prishtinë.
 
“Faleminderit kolegëve të Kosovës për Çmimin e Vitit 2016 për Qeverisje Vendore. Ndihem i përulur e mezi pres më shumë bashkëpunim”, shkroi Veliaj në twitter lidhur me këtë çmim.
 
Ceremonia u organizua në objektin e ri të Institutit KLGI në prani të shumë të ftuarve, partnerëve, ambasadorëve e përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button