Kosova

Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit për demarkacionin

Lista Serbe nuk do marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka konfirmuar deputeti i saj Nenad Rashiç, pa dashur të japë hollësi se pse.

“Është e vërtete se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme. Nuk dëshirojmë të komentojmë më shumë në këto momente mirëpo është zyrtare se nuk do të marrim pjesë”, citohet ai nga media, e cila ka njoftuar edhe për konsultime të Listës Serbe me Beogradin.

Kuvendi i Kosovës prite të mblidhjet sot në një seancë plenare, ku shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, i kundërshtuar nga opozita edhe me protestë të Lëvizjes Vetëvendosje,  është pika e 6-të e axhendës 8-pikëshe, por që sipas zhvillimeve të fundit ka mundësi të shtyhet sepse koalicioni qeverisës pa Listën Serbe që ka 11 deputetë nuk ka vota të mjatueshme, së paku 80 të Kuvendit 120 anëtarësh. Sipas disa paralajmërimeve e deklaratave, edhe po të votonin serbët, vështirë do kishte vota të mjaftueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button