Bota

BBC publikon dokumentin: Qeveria britanike nuk ka plan për Brexit

Qeveria britanike nuk ka plan të përgjithshëm për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa për shkak të ndarjeve që ekzistojnë në Kabinet, strategjia negociuese nuk do të miratohet në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një dokumenti të filtruar nga The Times, ku ka pasur qasje dhe BBC.

Në memorandumin e një konsulenti qeveritar, i cili nuk është identifikuar, paralajmërohet se Qeveria britanike po punon në 500 projekte lidhur me Brexit dhe se ndoshta do t’i nevojiteshin 30 mijë anëtarë shtesë personeli.

“Ende, megjithatë, nuk ka strategji të përbashkët për dalje të Unionit për shkak të ndarjeve në Kabinet”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Qeverisë britanike deklaroi se ai nuk është raport qeveritar dhe se nuk e njeh përmbajtjen e atij dokumenti, duke theksuar se Qeveria është e fokusuar në aktivitetet për realizimin e Brexit.

Kryeministrja, Theresa May, ka deklaruar se në fund të muajit mars të vitit 2017 do t’i drejtohet nenit 50 të traktatit të Lisbonës për të filluar procesin formal prej dy vitesh për të braktisur bllokun evropian. Megjithatë një analist politik i BBC, Chris Mason, i cili ka lexuar memorandumin, pohon se dokumenti tregon se “sa kompleks, i vështirë dhe sfidues do të jetë konkretizimi i Brexit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button