Kosova

Nataliya Apostolova, mesazhi i shefes së BE-së për kosovarët në Ditën e Europës

Në një video-mesazh nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për Ditën e Europës, ajo ka thënë se njerëzit në Kosovë ndajnë vlerat europiane, duke theksuar se Bashkimi Europian është në Kosovë për t’i dhënë mbështetje popullit në kapjen e mundësive të shumta, si në arsim, stabilitet dhe rritje ekonomike.

Ky është fjalimi i Nataliya Apostolovas, shefes së Bashkimit Europian në Kosovë:

“…Njerëzit në Kosovë ndajnë këto vlera europiane dhe duan t’i shohin ato të transformuara në stabilitet, rritje ekonomike dhe prosperitet në vendin e tyre. Por, kjo kërkon guxim dhe vizion për të ecur përpara, përtej politikës ditore për t’u bashkuar rreth idesë europiane, duke përdorur më të mirët dhe më të ndriturit nga të gjitha komunitetet e saj për të ndërtuar së bashku një të ardhme shprese dhe një të ardhme suksesi”, thotë Apostolova, transmeton Express.

BE’ja është këtu për të mbështetur popullin e Kosovës në kapjen e kësaj mundësie. Kosova ka popullsi në tërë Europën dhe ky është thesari dhe avantazhi më i madh i saj. Kjo është arsyeja pse rëndësi thelbësore kanë edukimi i mirë, krijimi i mundësive për të rinjtë dhe një ekonomi më e fortë. Një sistem që i jep përparësi këtyre çështjeve do të krijojë vende të reja të pune, do të çojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe do t’i japë një perspektivë afatgjate risinë”.

BE’ja ka ofruar një mjet për ta bëtë këtë të mundur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.. Bashkimi Europian dëshiron ta shohë Kosovën të suksesshme…

Në këtë Ditë të Europës le t’i festojmë së bashku në Kosovë vlerat tona të përbashkëta. Bashkojuni aktiviteteve tona arsimore, kulturore dhe sportive në Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe në mbarë Kosovën“, thotë Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button