Politika

Kriza në Maqedoni/ Ali Ahmeti në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën

Në mesin e krizës politike në Maqedoni, ku asnjë nga forcat politike nuk po arrin dot të krijojë mazhorancën dhe ku faktori shqiptar tashmë është shndërruar në vendimtar, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbërritur sot në Tiranë, i thirrur në një takim nga Kryeministri Edi Rama.

Ahmeti, partia e të cilit ka fituar 10 deputetë, vjen në këtë takim pasi nuk ishte i pranishëm dy ditë më parë, kur krerët e PDSH, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët u pritën nga kreu ‎i qeverisë shqiptare.

Ali Ahmeti pritet të takohet dhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Kryefjala e këtyre takimeve, pritet të jetë fati i faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button