Politika

Pallatet e Abazit, PD: Rama në 2010 do t’ia prishte, tani shtesë pa leje

Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat ndaj deputetit socialist Sadri Abazi për ndërtim të paligjshëm tek Zogu i Zi.

Në përgjigje të deklaratës së INUK, që deklaronte se shtesa e zotit. Abazi është me leje dhe dokumentacion të rregullt, PD thotë se i gjithë pallati si objekt është pa leje.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se vetë kryeministri Edi Rama ka nxjerrë vendim për prishjen e pallateve të deputetit Abazi në kohën kur ishte Kryebashkiak i Tiranës.

Deklarata

Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në Pallatin e tij në zemër të Tiranës, dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër.

Ja ku kemi këtu vendimet për prishje objekti të pallateve të Sadriut të Ramës, sepse janë ndërtuar pa leje.
Edi Rama vetë kur ishte kryetar bashkie ka nxjerë vendim për prishjen e pallateve.

Bashkia Tiranë, vendim për prishje objekti, 17.02.2010.
Më pas Rama u miqësua me Sadriun, ose Sadriu diti se si ta rregullonte punën me të. Dhe sot Rama ka ndryshuar mendje, del dhe thotë se Sadriu është në rregull, dhe i paska legalizuar pallatet. Si mund të legalizohet një objekt për të cilin ka vendim prishje?

Të gjithë këto; janë përpjekje kriminale për të mbuluar këtë shkelje skandaloze të ligjit, këto dy standarde në vend, ku mijëra vetë janë në burg për një rregullim catie, ndërsa Sadriun e Ramës nuk e gjen gjë për ndërtimin e një kati të tërë pa leje në mes të Tiranës.

Kjo padrejtësi do të marrë fund.Dibra e para do të çlirohet me 11 shtator nga ky sundim bande.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button