Kosova

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Serbisë: Nuk do të ketë pavarësim të Asociacionit

Ditëve të fundit Serbia ka vazhduar të thur propaganda se në Kosovë po përgatitet një sulm i armatosur ndaj serbëve në veri.Madje propaganda e tyre ka shkuar aq larg sa që sot gazeta serbe Kurir.rs kishte vendosur në ballinë të gazetës titullin: “Shqiptarët po përgatisin luftë”.
Lidhur me këto deklarata, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se populli i Kosovës por edhe popullata serbe në veri nuk kanë pse brengosën nga asnjë sulm.“Veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë janë në vazhdën e veprimeve destruktive që vijnë nga ajo anë. Lufta në këtë rajon ka përfunduar në vitin 1999, andaj populli i Kosovës, e posaçërisht popullata serbe në veriun e Kosovës nuk kanë çfarë të brengosen nga asnjë sulm, posaçërisht jo nga institucionet Kosovare”, ka thënë Gecaj.
Ndërkaq i pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Tomisllav Nikoliq, i cili kishte thënë se “në rast se Prishtina mendon të jetë e pavarur nga Beogradi, atëherë ne do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina”, Gecaj theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Nuk flitet këtu për kurrfarë shkëmbimi”, u shpreh Gecaj.Lidhur me deklaratat nxitëse të Serbisë, dje kanë reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, ku ftuan Serbinë që të heq dorë nga praktikat e tilla të cilat nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button