Politika

“Çmimi i naftës, i padrejtë”/ Akuza e deputetit Erion Braçe për “tarifat e koncesioneve klienteliste dhe korruptive”

Socialisti Erion Brace u zhvesh nga mandati të qenurit deputet dhe duke marrë rolin e një qytetari të këtij vendi, kritikoi mosreflektimin sa duhet të uljes së çmimit të karburanteve prej kompanive të cilat kanë një rrjet të gjerë pikash karburanti.

“Çmimi ka zbritur në 205 lekë për litër, por në pikat e bardha është nën 200 leke për litër. Për herë të parë që nga marsi i këtij viti! Zhvillim i mirë për qytetarët, buxhetet e tyre por edhe për konsumin me shenja të qarta tkurrjeje. A është çmim i drejtë ky?
Për mua jo! Do të vijoj ta them që ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime te drejta!”

Se përse nuk kemi çmime të drejta, Erion Braçe jep këtë shpjegim:

“Reflekton mungesën e lirisë në treg, garës, konkurrencës, zhvillimeve teknologjike që ulin kostot. Mbi të gjitha, efektet pozitive të blerjeve afatgjata! Në anën tjetër, “mbarsja” e çmimit me tarifat e koncensioneve klienteliste, korruptive, të trashëguara e të reja, kur si shërbime mund të ishin publike e me tarifa minimale deri në zero, përsëri nuk do të lejoj të kemi çmim të drejtë të naftës”.

Deputeti Brace pasi dha këto komente për karburantet flet edhe për çmimin e gazit.

“Po me gazin ç’po ndodh? me çmimin e tij? Mall burse është dhe ai! Apo një produkt duhet të rrijë lart që të kompensojë çmimet e benzinës e naftës në rënie?! Kështu? Si në supermarket ku çmimet e çokollatave, kompensojnë ato të sheqerit!”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button