Politika

Nga aeroporti i Kukësit, te atraksionet turistike/ Gjici takim me ambasadoren Kim

Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici priti sot në një takim ambasadoren e SHBA- së në Tiranë, Yuri Kim. Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjic shpreh kënaqësinë për këtë vizitë të parë zyrtare të ambasadores në Kukës.

“Bashkëbiseduam për shumë tema ku sigurisht kryefjalë ishte Kukësi, mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jetë prioriteti ynë”, tha Gjici.

“I tregova ambasadores Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion shqiptarë të Kosovës”, tha Gjici.

Në një prononcim për mediat, Gjici tha se në takim me ambasadoren Kim u preken disa tema që i përkasin bashkisë Kukës.

“Diskutuam për aeroportin se çfarë zhvillimi dhe impakti do i jap bashkisë Kukës dhe jo vetëm. Ambasadorja ngeli shumë e kënaqur kur folëm për historinë e luftës së Kosovës dhe pritjes së kosovarëve në Kukës. Ne dolëm në ballkonin e bashkisë për të parë sheshin ku janë pritur 1 milionë kosovarë. Diskutuam edhe disa tema të tjera. Ambasadorja do të vijë sërish në Kukës”, tha Gjici.

Me pas ambasadorja Yuri Kim ka bëjrë një vizitë edhe ne Pallatin e Kulturës, që shumë projekte janë bërë me financimin e SHBA-së, po ashtu ajo ka vizituar edhe muzeun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button