Opinion

Lëvizja e re e opozitës pa Berishën e Gaz Bardhin?

Nga Ylli Pata

 

Agron Gjekmarkaj është një kritik i fortë i Lulzim Bashës. Ai nuk e njeh PD-në e tij, por është i distancuar edhe nga Sali Berisha në një farë mënyrë. Ai ka dalë sot me një qëndrim, që ishte edhe një ide më shumë se një ofertë me një ringjizje apo bashkim në pranverë të grupit parlamentar të PD-së.

Gjekmarkaj tha në intervistën për Top Channel se kjo mund të ndodhë qoftë me logjikën e fraksioneve, apo edhe të tjera.

“Opsionet se si ne do të afrohemi me njëri tjetrin, ndoshta nëpërmjet një fraksioni apo përmes një formule tjetër, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. Por një gjë është e sigurt se grupi parlamentar është bashkuar dhe PD, mendoj unë, në pranverë do jetë e bashkuar dhe e unifikuar në qëndrime”, tha Gjekmarkaj.

Kjo deklaratë e Gjekmarkajt, është një paralajmërim për një zhvillim, por që nuk duket se ka lidhje as me vendimin e Gjykatës së Lartë, që kërkoi rigjykimin e përplasjes brenda PD-së, e as me PD-në e Lulzim Bashës.

Ai duket se vjen më shumë zë i grupit të Gazment Bardhit, i cili sipas tij, pra Gjekmarkajt, propozon një plan të ri. Një plan, që i kërkon mazhorancës një pakt me këtë grup opozitar. Por ky plan që bie totalisht ndesh me një pjesë tjetër të këtij grupi, i cili sot, nga selia e SHQUP shpalli se do të nisë lufta finale ndaj Edi Ramës, për arrestin e Sali Berishës.

Megjithatë, edhe pse Flamur Noka shpalli planin e mosbindjes civile sot në kryesinë e foltores, duket se vijimi i flakadanëve dhe luftës së karrikeve në Parlament, nuk është në rendin e ditës.

Kjo pasi nuk mund të kthejnë mbrapsht atë që ka nisur tanimë; hetimi penal i Sali Berishës. E nga ana tjetër, ai plan ishte i pa kolauduar që në nisje, jo më sot që nuk ka asnjë gjase të sjellë ndonjë rezultat.

Megjithatë ka një risi, në komunikimin e këtij grupi politik. Foltorja pritet të ketë dy fytyra, atë radikalen që u pa në mbledhjen e drejtuar nga Flamur Noka, dhe atë “parlamentaren” që u shpall sot nga Gjermarkaj. Po Gaz Bardhi? Duket se kjo është risia e 2024. Ish-kreu i qarkut të Lezhë, ka dalë sot, duke vetëofruar një një mundësi e drejtimit të grupit të opozitës. Natyrisht ka rrugë për të arritur aty, por Gjekmarkaj është afruar si një negociator për grupin e Lulzim Bashës.

Një negociator për një konfigurim ndryshe, ku Sali Berisha është në tjera telashe dhe mundësi. Por a do e pranojë foltorja që të kenë liderin e tyre Gjekmarkaj. Po PD-ja e Bashës që kryetar grupi ka Alibeajn? Shumë pikëpyetje, por kemi gjithsesi një zhvillim të ri, i cili nuk vjen nga Sali Berisha më në fund. Madje as nga Gaz Bardhi?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button