Kronika

Kodheli falënderon forcat ushtarake që u angazhuan në përballimin e situatave të përmbytjeve

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli  zhvilloi sot një takim me trupat ushtarake të Komandës Mbështetëse që morën pjesë në operacionin për përballimin e situatave të vështira që u shkaktuan nga përmbytjet e ditëve të fundit nga reshjet e shumta që ranë pothuajse në të gjithë vendin tonë.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli, vlerësoi maksimalisht angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionet e emergjencave civile në shkallë kombëtare.

Duke u ndalur në operacionin e ditëve të fundit për përballimin e situatave të shkaktuara nga reshjet, ajo nënvizoi sidomos bashkërendimin e suksesshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Forcës Ajrore, Forcave Speciale të Forcës Tokësore me struktutra të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Emergjencave Civile, të pushtetit lokal etj, dhe që bënë të mundur realizimin në disa raste edhe të operacioneve të pamundura, në shpëtim të jetës së njerëzve, të pasurisë së tyre, gjësë së gjallë etj.

Duke iu drejtuar trupave pjesëmarrëse në këtë operacion Kodheli u shpreh se ” ju jeni pjesa më e mirë e shoqërisë, jeni ata të sakrificës, të devotshmërisë, të zbatimit pikë për pikë të disiplinës ushtarake, ata të të qënit në ballë të të gjithë nevojave e misioneve, qofshin këto kushtetuese apo jo. Ndaj edhe një herë ju falenderoj nga zemra për veprimin e koordinuar, përgjigjen e menjëhershme që i keni dhënë kërkesës qoftë të qeverisë, Ministrisë së Brendshmë, emergjencave civile, të pushtetit lokal apo edhe njerëzve në nevojë, ashtu siç duhet, madje më shumë se aq”.

IMG_9023Në mënyrë të veçantë ajo falënderoi komandantin e Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmitr Lokën, për mirëorganizimin me racionalitet dhe të menjëhershëm të veprimeve të trupave dhe mjeteve të angazhuar në operacion sa herë që ato kërkoheshin dhe ishin të nevojshme.

“Ju faleminderit edhe nje herë, ju uroj punë të mbarë. Dhe meqënëse nuk jemi parë, jemi akoma në kohë, edhe një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja. Ju faleminderit”, – ka përfunduar përshëndetjen e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli.IMG_9090

Më pas, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e shoqëruar nga komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, u takua nga afër me oficerët dhe ushtarët që morën pjesë në operacionin për përballimin e situatave të krijuara nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button