Kronika

“NADIR”, 11 të arrestuar në Itali e Shqipëri; sekuestrohen 4 kg kokainë

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me policinë italiane dhe grupi kriminal përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë Kokainë e pastër, 1 kg hashish dhe 36 mijë euro ‘cash’. Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha”, tha Rezar Velmishi, Shef i Sektorit per Hetimin e Narkotikeve.

Ai tha më tej se hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shqiptarëve, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shqiptari Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button