Kosova

Delawie takohet urgjentisht me Jahjagën në Presidencë

Pas ngjarjeve të mëngjesit të së enjtes, kur seanca e Kuvendit të Kosovës u desh të braktisej për shkak të gazit lotsjellës që hodhën deputetët e partive opozitare në sallë, Top Channel mëson se ambasadori amerikan, Greg Delawie ka shkuar për një vizitë urgjende në Presidencën e Kosovës.

Prej pak minutash, ai po zhvillon një takim të konsideruar të rëndësisë së veçantë me Presidenten Atifete Jahjaga, sigurisht me temë kryesore dështimin e vazhdimit të punës së Kuvendit, si pasojë e sjelljes së opozitarëve në seancën plenare, që po përsëritet për të disatën herë.

Ndërkohë, rreth një orë më parë, kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli doli në një konferencë për shtyp të shtyrë të shtyrë që nga mesdita e së enjtes, ku u shpreh se “Kuvendi i Kosovës është duke u keqpërdorur nga pakica opozitare” dhe se “argumentet e deputetëve të tri subjekteve opozitare janë të padrejta dhe të paqëndrueshme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button