Kosova

Ambasadorja gjermane Viets uron që Thaçi t’i bashkojë kosovarët

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, uron që Hashim Thaçi, i cili u zgjodh President i Kosovës, të ketë fuqinë për të bërë bashkë qytetarët.

“Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit është një procedurë qendrore në demokraci. Ishte inkurajuese të shohësh të gjitha partitë që përfaqësohen në Parlamentin e demokracisë më të re në Evropë që të debatojnë. Për fat të keq, debati nuk ishte i qetë. Sërish, kishte përpjekje për të bllokuar Kuvendin me dhunë. Do të doja t’i përsëris thirrjet e mia të mëhershme dhe të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e popullit që të përkrahin procedurat demokratike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Urojmë që Presidenti i ri të ketë mençurinë dhe fuqinë për të bashkuar të gjithë kosovarët”, thuhet në deklaratën e Viets.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button