Bota

Moscovici: Luftërat tregtare nuk janë të mira për asnjë

Luftërat tregtare nuk janë të mira për asnjë, vlerësoi sot komisioneri europian i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, pas shprehjes nga presidenti amerikan, Donald Trump të vullnetit të tij për të taksuar importimet e çelikut dhe aluminit.

“Ato nuk janë të mira për asnjë. Askush nuk del fitimtar, këto janë vërtetë luftëra të panevojshme, të pajustifikueshme dhe që janë humbës-humbës”, deklaroi ai gjatë një vizite në Sallonin e Bujqësisë në Paris, duke theksuar se Bashkimi Europian është duke përgatitur përgjigjen e tij.

“Na vjen shumë keq për këto masa sepse ato ngjasojnë shumë me masa që synojnë të mbrojnë industrinë kombëtare amerikane dhe se nuk mbështeten në asnjë formë justifikimi të sigurisë kombëtare”, u shpreh Moscovici duke theksuar se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë nga afër për çështjet e sigurisë prej dekadash.

Donald Trump deklaroi qëllimin e tij për të imponuar javën e ardhshme taksa doganore prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin e importuar në SHBA për të mbrojtur industrinë sidurgjike kombëtare. Megjithatë ai nuk është shprehur ende se cilat vende do të preken.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button