Kosova

Kosova merr kredi 11 milionë dollarë për rritjen e cilësisë në arsim

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olsen kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e kushteve në arsim.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Hoti tha se me këtë normë lehtësisht Kosova mund ta kthejë kredinë.

Ndërsa, ministri Arsim Bajrami u shpreh se kjo kredi prej 11 milionë dollarë do të ofrojë kushte më të mira. Ngritje të cilësisë dhe forcimin e kapaciteteve në arsimin e lartë. Kjo po vjen në kohën e duhur.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore, Olsen tha se “për ta përmirësuar ekonominë e Kosovës duhet transformuar ekonomia, situata në energji dhe arsim.

Arsimi është një ndër fushat e rëndësishme për të cilën ka investuar kjo bankë. Projekti 4 vjeçar është aprovuar në shtator 2014 nga Banka Botërore. Me ketë synohet të përmirësohet gjendja në arsim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button