Zgjedhjet lokale 2015

Kosova me banorë të Don Boskos: Puna zgjidh problemet tuaja

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Selitës dhe të Don Boskos, me të cilët bisedoi për shqetësimet e tyre dhe për mundësitë që ai do të ofrojë për punësim dhe iniciativat që do të sjellin zhvillim.

Kandidati Kosova duke iu drejtuar banorëve premtoi se do të vërë në dispozicion të tyre gjithë përvojën dhe ndershmërinë e tij. “Ju kërkoj edhe njëherë votën më 21 qershor, ilaçin më të mirë për të gjithë. Të tregojmë së bashku se ky vend i ka të gjitha mundësitë të bëhet me një ilaç të vetëm, njeriu i duhur në vendin e duhur dhe me provat e duhura”, tha Kosova.

Ai u kërkoi banorëve që të mendojnë për katër vjet dhe jo për një ditë dhe se zgjidhja e halleve të tyre është puna me dinjitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button