Zgjedhjet lokale 2015

Mediu në Berat: Pushteti nuk mund të blejë dinjitetin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kandidati i koalicionit të djathtë Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet(APPD), Kasem Mahmutaj, gjatë një takimi me banorë të qytetit Beratit u ndal tek çështja e blerjes së votës.

Tjetërsimi i vullnetit të lirë të qytetarëve, tha Mediu, është kthyer tashmë në një shqetësim real jo vetëm për opozitën, por ai ka tërhequr dhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar. Sipas Mediut ky është një paralajmërim i qartë për pushtetin, i cili nuk mund të blejë dinjitetin e shqiptarëve.
‘Tashmë i gjithë faktori ndërkombëtar e di se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe jep një paralajmërim të qartë duke na bërë thirrje si qytetarë të mos e shesim votën, por nga ana tjetër ky është një paralajmërim për pushtetin, për ata që mendojnë se mund të blejnë lirinë tonë. Ne nuk mund ta shesim nderin dhe dinjitetin, nuk mund ta shesim të ardhmen tonë”, tha kreu i PR-së.
Mediu ftoi qytetarët beratas që të votojnë kandidatin Mahmutaj, si alternativa që përfaqëson qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button