Bota

SHBA do furnizojë me armë kurdët, Ankaraja: Kërcënim për Turqinë

Ankaraja zyrtare ka reaguar pas vendimit të Pentagonit për të furnizuar me armë një prej degëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, me qëllim luftimin e ISIS. Këtë vendim të SHBA-së, Turqia e ka cilësuar si një kërcënim. Ndërsa një prej deputetëve turq e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Uashingtonit.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar ditën e djeshme urdhrin për dhënien e armëve SDF, e cila në Siri është krahu i PKK (Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit).

Zëdhënësja e Pentagonit, në një deklaratë me shkrim është shprehur: “Ditën e djeshme presidenti ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes që të pajisë elementët kurdë të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) nëse do të vërehet e nevojshme për të arritur një fitore të hapur në Raqqa përballë ISIS”

Më tej ajo shton: “Jemi tejet të vetëdijshëm për shqetësimet e sigurisë të partnerit tonë në koalicion, Turqisë. Duam të sigurojmë popullin dhe qeverinë turke se, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara që të parandalojnë rreziqe të mëtejshme të sigurisë për aleatin tonë në NATO”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button