Kosova

KQZ-ja në Konferencën e 13-të evropiane për trupat menaxhuese zgjedhore

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me ftesë të Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës i përbërë nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët Florian Dushi dhe Erxhan Shpat, po merr pjesë në Konferencën e 13-të Evropiane për Trupat Menaxhuese Zgjedhore, që po mbahet në Bukuresht, Rumani.

Organizuar nga Komisioni i Venedikut i Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Autoritetin e Përhershëm Zgjedhor të Rumanisë, tema kryesore e kësaj konference është “Teknologjitë e reja në zgjedhje: Besimi dhe sfidat për trupat menaxhuese zgjedhore”.

Gjatë punimeve të konferencës, përfaqësues të shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe përfaqësues të dy institucioneve organizatore, prezantuan praktikat e vendeve prej nga vijnë lidhur me teknologjitë e reja të aplikuara në periudhën para zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fazave në vazhdim, si dhe aspekte tjera me rëndësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button