Politika

Berisha: Nuk shkojmë me banda në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga çadra e protestës së opozitës, deklaroi se Partia Demokratike do të luftojë deri në fund për të mos ia “falur votën drogës dhe krimit”.

“Ne kërkojmë qeverinë teknike sepse paratë e drogës janë të lidhura me partinë e Edi Ramës. Ne nuk e deshëm drogën sepse kushton qindra jetë dhe bllokon të ardhmen e fëmijëve. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogë, nuk janë bërë kurrë. Drogën e udhëhoqi Edi Rama, ndaj, u them qytetarëve se droga me votën nuk shkojnë. Do të luftojmë në këtë çadër sepse nuk pranojmë t’ia falim votën drogës dhe krimit”, tha Berisha.

Ndërsa deputeti Eduard Halimi deklaroi se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës, duke iu referuar sasive të drogës të kapura javën e fundit në Itali e Greqi.

“Vetëm këtë javë, dy ngarkesa u kapën me drogë në Itali. Në total, 5 ton drogë. 7 ngarkesa të tjera, me një total prej 1.5 ton u kapën në Greqi. Pa llogaritur drogën që nuk arrin dot të kapet. Si ka mundësi që Shqipëria u shndërrua në Kolumbinë e Europës? Sepse qeveria i bën banditët deputetë e drejtorë. Qeveria jonë është bërë njësh me krimin”, tha Halimi.

Me tej, deputeti demokrat theksoi: “Kjo republikë duhet të marrë fund një orë e më parë, për t’i hapur rrugë republikës së re, ku qeveria nuk është e lidhur me krimin. Zgjedhje fasadë, me një qeveri të lidhur me krimin nuk do të ketë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button