Politika

Rama: Nuk është një ditë e lehtë për PD, proces traumatik

Kryeministri Edi Rama komentoi sot menjëherë pas seancës së dytë plenare të kësaj legjislature, zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, por edhe qëndrimin që mbajti Partia Demokratike në sallën e punimeve me grisjen e fletëve të votimit dhe braktisjen e sallës gjatë fjalës së saj.

“Nga sot Kuvendi i Shqipërisë ka në krye një grua, kolege e respektuar nga të gjithë, dhe patjetër, edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka fryrë zjarrit të konfliktit”, tha Rama.

Lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike gjatë seancës së betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së Kryetares Nikolla, Kryeministri Rama tha se nuk është një ditë e lehtë për PD.

“Janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo, pasi nuk është një ditë e lehtë për Partinë Demokratike, është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe sa i takon marrëdhënies me Presidentin Meta.

“Ka një dallim më se të qartë për të gjithë. Dallimi midis qëndrimeve politike dhe distancimeve të natyrës politike dhe kornizës kushtetuese e ligjore dhe sa kohë Ilir Meta është në zyrë dhe në pritje për t’u gjykuar nga gjykata më e lartë e vendit, mbetet në detyrë, nuk varet nga dëshira jonë”, deklaroi Rama.

Ne, vijoi kryeministri, e kemi shkarkuar. Por shtoi Rama, kjo është Republikë Kushtetuese dhe ka dy hallka, Kuvendi dhe Kushtetuta.

Kryeministri Rama i pyetur mbi gjestin e mbledhjes së fletëve të votimit për Kryetaren e re të Kuvendit, të cilat u grisën pranë kutisë nga deputetët demokratë, Rama tha se ishte një gjest instiktiv dhe se ky mandat është i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë.

Së shpejti, informoi ai, do të marrim një vendim për largimin e qeseve plastike për përdorimin personal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button