Zgjedhjet lokale 2015

Halim Kosova: Për të rinjtë që duan të punojnë, ambiente me qira zero

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, është takuar me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë. Ai ndau me ta idetë e tij për menaxhimin e qytetit. Për të rinjtë që duan të përfshihen në punë, Kosova premtoi ambiente dhe zyra me qira zero.

“Të gjithë të rinjtë që kanë një ide, që kanë një ëndërr, që duan të përfshihen në punë, ne do t’u japim zyra, ambjente me qera zero. Ka një ide në Londër që ne duam ta përqafojmë, ku të rinjtë ftohen të gjykojnë se si e mendojnë ata, po themi në rastin konkret Tiranën, pas 10 apo 20 vitesh. Dhe çdo projekt do të ketë një çmim të caktuar, në mënyrë që të gjithë ta vrasim mendjen, jo çfarë do bëjmë nesër në mëngjes, por pak më larg. Secili të ketë mundësi të prodhojë me talentin që ka dhe secili të ketë mundësi të hapë një biznes që, me prodhimet e tij t’u ofrojë qytetarëve dhe qytetarët ta dinë që ka një qendër ku prodhohet art, kulturë dhe nisma të tjera të vlefshme”, u shpreh kandidati për kryebashkiak.

Duke u ndalur tek infrastruktura, z. Kosova tha se do të ketë angazhim serioz për projekte të plota dhe të qëndrueshme.

“Kur të bëj një rrugë, mos thuaj faleminderit shumë, mirupafshim, u lamë bashkë. Jo. Rruga do drita, rruga do kanalizime, pastaj përveç këtyre duhet menduar shtëpi më shtëpi si do të regullohet puna. Ndryshimi ka ardhur duke mos u kënaqur kurrë me atë që ke. Turbulloje të tashmen që të kesh sukses për të ardhmen”, tha Kosova.

Ai foli edhe për projekte konkrete për infrastrukturën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button