Politika

Basha në Vaun e Dejës: Me PS, vetëm taksa dhe papunësi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar fushatën paraditen e së enjtes në Vaun e Dejës, duke ftuar simpatizantët që të drejtohen të gjithë së bashku drejt asaj që ai e quan Republika e re.

“Të gjitha partitë e opozitës janë të gatshme të shkojnë drejt republikës së re, që lindi nga shpirti qytetar. Edi Rama dhe koalicioni qeverisës i këtyre 4 viteve është përçarë, sepse u është përcarë plani i tepsisë, u është përmbysur tepsia dhe nuk dinë kush të kapë më parë një fetë. Ndërsa ne jemi të bashkuar”, ka deklaruar Basha.

Ai ka theksuar se, “sot Shqipëria vuan nga taksat e rritura, nga çmimet e larta, nga shëndetësia copë copë dhe arsimi në kaos total”.

“Subvencione nuk ka pasur, ndihma për fermerët ka qenë zero. Shqipëria me Edi Ramën kryeministër nuk ofron asgjë, as mundësi për arsim, as për punësim por vetëm papunësi dhe taksa në universitete”, ka thënë Basha.

Ai i ka drejtuar një mesazh rivalit të tij politik duke i thënë se, “nuk do të ikësh pa dhënë llogari për bilancin e asaj që bëre dhe nuk bëre në këto 4 vite”.

“Unë do të punoj që ditën e parë për punësimin e të rinjve. Tenderat dhe koncesionet korruptive do të anulohen, paratë do t’u kthehen shqiptarëve”, ka shtuar Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button