Kosova

Mustafa dhe Vucic në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër

bbbKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimin (BERZH) në Londër, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Në këtë ngjarje pritet të shpalosen mundësitë e investimeve dhe do të diskutohet për potencialet e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samit të pranishëm janë kryeministrat e vendeve të rajonit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeministrin e Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, pasi është pritur me ceremoni zyrtare në samit, u takua me drejtorin e BERZH-it për Danimarkën, Irlandën, Lituaninë dhe Kosovën, Ove Jensen.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa, u prit edhe nga presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, u nënshkrua në librin e mysafirëve të nderit dhe së bashku me homologët nga rajoni mori pjesë në takimin me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar, Philip Hammond.

Gjatë samitit, kryeministri Isa Mustafa do të marrë pjesë në punimet qendrore të Samitit si dhe do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe personalitete të tjera të rëndësishme prezentë në këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button