Kosova

BE-ja kërkon nga Kosova të përshpejtojë ligjin për kadastrën

Bashkimi Evropian, i ka kërkuar dje ministres Edita Tahiri, që të përshpejtojnë me miratimin e ligjit dhe të bëjnë përgatitjet për themelimin e Agjencisë teknike, e cila do të ketë për detyrë krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve të kadastrave që do të kthehen nga Serbia me bazën e të dhënave të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Tahiri me këtë rast thuhet të ketë njoftuar BE-në me parapërgatitjet për të implementuar marrëveshjen menjëherë sapo Kuvendi i Kosovës ta miratoj këtë ligj i cili është momentalisht në lexim të dytë.

Ky takim në Bruksel është bërë në kuadër të dialogut për Lëvizjen e Lirë dhe Kadastrën.
Lidhur me çështjet e lëvizjes së lirë që u diskutuan në takimet bilaterale dhe trelaterale në Bruksel, pala e Kosovës njoftoi për përgatitjet që po bëhen për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje në frymën e reciprocitetit dhe lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja shtetet.

Delegacioni i Kosovës theksoi se pas katër viteve të arritjes së kësaj marrëveshjeje ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button