Politika

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, sot dhe nesër në Tiranë

dPërfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë vizitë dy ditore në Shqipëri, sot dhe nesër, pra 3 e 4 mars, njofton zyra për shtyp e BE-së në Tiranë. Sot ajo do të takohet me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mbi zhvillimet e fundit dhe perspektivat e marrëdhënieve BE-Shqipëri.

Sipas zyrës për shtyp në Kryeministri, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE, Federica Mogherini, do të mbërrijë në Kryeministri në orën 19.00, për të zhvilluar një takim me Kryeministrin Rama. Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama dhe Znj. Mogherini do të kenë një konferencë për shtyp. Të premten, thekson zyra për shtyp e BE, Mogherini do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, me anëtarë të partive të ndryshme politike, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Federica Mogherini do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button