Kosova

Mustafa: Anëtarësimi në BE dhe NATO, synimet për Kosovën

Në Ditën e Europës, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se betejat e rradhës për vendin e tij do të jenë pikërisht përmbushja e kritereve për t’u antarësuar në BE dhe në NATO. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, kreu i ekzekutivitit kosovar është shprehur se qeveria e drejtuar prej tij është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit nga organizmat ndërkombëtarë.

“Unë e shpallë sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Qeveria e koalicionit që unë drejtoj është e gatshme t’u prijë në këtë rrugëtim. Është rruga e ndërtuar edhe nga paraardhësit tanë. Procesi i integrimit evropian të Kosovës është agjenda më unike, e cila i bashkon të gjitha partitë politike, komunitetet e ndryshme etnike dhe shoqërinë në përgjithësi,” shkruhet në postimin e Kryeministrit Mustafa.

Më tej kreu i ekzekutivit rradhit si arritje të rëndëshishme marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave si dhe nisjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, teksa përshendeti edhe anëtarësimin në UEFA. Kryeministri Mustafa tha gjithashtu se fqinjësia e mirë është një kusht thelbësor për të përparuar në aspektin e integrimit Europian, duke theksuar edhe njëherë vendosmërinë për të vijuar dialogun me Beogradin zyrtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button